Edhe në Ulqin e Tuz nesër do te filloje vaksinimi masiv i popullsisë kundër Covid-19

Në të gjitha qytetet e Malit të Zi nesër do të fillojë vaksinimi masiv në 140 qendra vaksinimi, deklaroi ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq- Bojoviq. Ajo theksoi se qytetarët mund të zgjedhin mes vaksinave që në atë moment janë të qasshme, kurse për personat që janë të prekur nga sëmundje kronike llojin e vaksinës do ta propozojë mijeku i zgjedhur.

Edhe në Ulqin e Tuz nesër do te filloje vaksinimi masiv i popullsisë kundër sëmundjes Covid-19.

Siç thotë drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit, dr. Sadije Hollaj, vaksinimi do te zhvillohet çdo dite ne objektin e Stacionit te autobusëve duke filluar nga ora 8 deri ne ora 20. “Qytetaret te cilët vaksinohen për herë të parë nuk kane nevoje te regjistrohen te mjeku i zgjedhur, por te vijnë dhe te sjellin me vete një dokument identifikues. Po ashtu prej nesër do te rivaksinohen qytetarët që janë vaksinuar më parë me vaksinën Astra Zeneca”, shprehet drejtoresha Hollaj. Ajo i fton qytetarët që të vaksinohen në masë sa më të madhe sepse, siç pohon ajo, kjo është e vetmja mënyre qe te dalim nga kjo situate pandemike.

Në Tuz në shtëpinë e shëndetin do të jenë dy pika për vaksinim masiv, të cilat poashtu do të punojnë prej orës 8 deri në ora 20, kurse në Plavë do të jenë 4 pika vaksinimi, në shkollën e mesme, ndërsa në Rozhajë 3 pika vaksinimi, në shkollën fillore të këtij qyteti.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!