Kosovë-Shqipëri, takimi i tretë ndërqeveritar (Video)

Prishtina ka qenë mikpritësja e mbledhjes se tretë, të dy qeverive shqiptare.

Marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare në rajon janë në një fazë historike të thelluara në të gjitha fushat, por që ka ende për të bërë.Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që u mbajtë në Prishtinë. Rama veçoi bashkëpunimin në energjitikë, shkëmbime tregtare, bujqësi dhe kulturë.

Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në një flamur në Bashkimin Europian. Kjo ishte kryefjala e takimit të përbashkët qeveritar mes Kosovës dhe Shqipërisë, e theksuar qartë nga kryeministri Edi Rama.

Në Prishtinë Rama foli edhe për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe në Preshevë (Serbi), me çrastë kërkoi respektimin e të drejtave të tyre.

Kryministri i Kosovës Isa Mustafa tha se tashmë bashkëpunimi mes dy vendeve është shndërruar në një platformë të orientimit të politikave të përbashkëta të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik dhe se ëndrra e shqiptarëve është bërë realitet.Ky takim, tha Mustafa, është dëshmi se Kosova dhe Shqipëria janë bërë faktorë të rëndësishëm të të paqes e stabilitetit në rajon.Ai falënderoi qeveritarët dhe popullin shqiptar për përkrahjen që ia ka dhënë vazhdon t’ia japë Kosovës.

Në këtë takim u nënshkruan 9 marrëveshje, të cilat pritet të ndikojnë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Të shkojmë drejt ambasadave të përbashkëta

Në fushën e politikës së jashtme dhe ofrimit të shërbimeve nga ambasadat dhe konsullatat, kryeministri Edi Rama pati kritika për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.Ai vlerësoi si mjaft të suksesshme hapjen e konsullatës së përbashkët të dy vendeve në Milano, ndërsa njoftoi se shumë shpejt do të hapet edhe një e ngjashme në Mynih.

Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme, sipas kryeministri. Ai kërkoi që të shqyrtohet mundësia edhe për të patur ambasada të përbashkëta.

Volumi tregtar mes dy vendeve 200 milionë euro

“Unifikimi i plotë i tregut të vendeve tona si dhe konsolidimi i një tregu të përbashkët energjetik, janë korniza e këtij angazhimi. Dua ta përsëris faktin, që vetëm si rezultat i angazhimit të mbledhjeve të mëparshme të dy qeverive, volumi tregtar në 2015 me Kosovën, ka prekur 200 milion euro dhe faktikisht Kosova për herë të parë, është renditur e dyta pas Italisë, në destinacionin e eksporteve shqiptare..Gjithçka që kemi arritur na bënë thjeshtë konkretisht të vetëdijshëm, për potencialet që ka ky bashkëpunim dhe për domosdoshmërinë, që t’i maksimizojmë ato. Edhe rritja në shifër absolute e njerëzve që lëvizin mes të dy anëve, është 22 për qind në vitin 2015”, tha Rama.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!