Mbledhje solemne e Kuvendit me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë

Mali i Zi, krahasuar me 10 vite më parë, sot është dukshëm ndryshe , kurse për periudhën prej referendumit të vitit 2006 ka arritë  të ruaj dhe të forcojë pavarësinë e rivendosur me 21 maj , ka vlerësuar kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviq.

Ai, në seancën e sotme të veçantë të parlamentit , në të cilën u shënua 10 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi , ka theksuar se edhe pas 10 vjetësh ka individ të cilët konsiderojnë se referendumi ishte një gabim. Seanca e cila është mbajtur në Cetinë ka filluar me intonimin e himnit shtetëror , kurse Pajoviq duke iu drejtuar të pranishëmve, ka theksuar se para 10 vjetësh në referendum është dërguar mesazh i qartë se qytetarët e Malit të Zi, duan pavarësinë. Mali i Zi , siç ka theksuar,  gjatë 10 viteve, e ka ruajtur dhe forcuar pavarësinë e vendosur me 21 maj.

Pajoviq, po ashtu ka theksuar se Mali i Zi sot bënë hapa të sigurtë përpara drejtë integrimeve Euro- atlantike. Ai i ka ftuar të gjithë në unitet dhe jo në përçarje me qëllim që nipërit të mos kenë frikë për humbjen e shtetit të vetë.

Ish kryetari i komisionit republikanë të referendumit, Fantishek Lipka, ka theksuar se 10 vite në jetën e një shteti është periudhë e shkurtër , mirëpo kjo periudhë, në historinë e Malit të Zi, do të mbetet e shënuar si periudhë e prosperitetit të madh. Mali i Zi, me vendosmëri dhe shpejt ka bërë hapa përpara duke treguar se donë dhe dëshiron që sa më parë të kompensojë kohën e humbur gjatë viteve të krizës jugosllave dhe luftërave përreth.

Ripërtëritja e pavarësisë i ka liruar forcat kreative dhe forcuar vetëbesimin e shoqërisë në tërësi , ka theksuar Lipka. Ai ka shtuar se kryeministri, Millo Gjukanoviq, të nesërmen me 22 maj të vitit 2006, ka definuar orientimin strategjikë për zhvillimin e Malit të Zi, kur në konferencën e parë ka theksuar se prioritet është integrimi i plotë i vendit në UE dhe në NATO.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!