Skandaloze: Beçanoviq përkrah fjalorin e CANU, as nuk më bje ndërmend të propozoj tërheqjen e tij

Tatjana Beçanoviq anëtarja e Këshillit Qëndror të URA-s ,deklaroj dje për Evropën e lirë se Fjalori i CANU është ngjarja më e rëndësishme nëMal të Zi, dhe se ajo qëndron pas tij edhe profesionalisht dhe shkencërisht.

Ajo tha se tërheqjen e fjalorit duhet ta propozojë Këshilli i përpunimit të fjalorit, dhe asaj si kryetare e këtij këshilli as nuk i bie në mend të bëjë diçka të tillë.

Po ashtu për Evropën e lirë Beçanoviq deklaroi se këtë “aferë” e paska inskenuar PDS dhe partitë e pakicave, çka duket thënie e pamenduar mirë dhe tejet hipokrite, duke pasur parasysh autorët e fjalorit. Arsyet që Beçanoviq ne këtë rast të përdor metodën “ta hedhesh gurin dhe ta fshehësh dorën” mund të jenë vetëm politike, pasi nuk kanë mbështetje në realitet.

Tërheqjen e fjalorit e ka kërkuar edhe deputeti i Partisë Boshnjake Suljo Mustafiq, i cili poashtu për Evropën e Lirë e quajti skandaloz përdorimin e termave të tillë fyes ndaj shqiptarëve dhe fesë islame, kurse Luigj Shkrela i PDS tha se e ndien veten të fyer nga fjalët e përdorura në fjalor./lajm.me/

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!