Për herë të parë në historinë e saj, Republika e Irlandës do të ketë një kryeministër homoseksual. 38-vjeçari Leo Varadkar do të pasojë në detyrë kryeministrin aktual Enda Kenny, ndërkohë që do të marrë në dorë edhe frerët e partisë më të madhe në koalicionin qeverisës irlandez. Varadkar do të jetë gjithashtu edhe lideri më i ri i vendit.
Ai mundi rivalin e tij, ministrin e Brendshëm, Simon Coveney, me 60 për qind të votave.
Varadkar është fëmijë i një doktori nga India dhe pjesa dërrmuese e medieve britanike është fokusuar tek origjina dhe seksualiteti i tij.