Qeveria Rama ndihmoju shqiptarëve në Mal të Zi

Fotografia e Anton GjokajEmërimi dhe shkarkimi i ambasadorëve është një dukuri normale në politikën e jashtme të secilit shtet, prandaj shkrimet e mediave këtu nga burimet e tyre të njohura nga partitë shqiptare, se ambasadori i Shqipërisë u shkarkua për shkak të ankesës, të një ashtuquajturi lider është qesharake dhe joserioze, tha kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj.

Ai këtë tha, duke komentuar pretendimet se ambasadori i Shqipërisë në Malin e Zi Ernal Filo u shkarkuar për shkak se ai nuk bashkëpunoi me politikanët shqiptarë për të zgjidhur statusin e shqiptarëve.

Camaj tha se, biseda të tilla janë karakteristike për disa individë vetëlavderuesë për të dëshmuar se gjoja kanë ndikim.

Ambasadori po bënte vetëm punët e kërkuara nga Ministria e Punëve të Jashtme. Shqipëria ka një detyrim kushtetues për të mbrojtur shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë dhe besoj se me qëndrimin e saj ndaj Malit të Zi, në të gjitha momentet e saja të rëndësishme, hapi dyert që ai shqetësim dhe ndikimin për zgjidhjen e statusit tonë të jetë më i madhë, tha Camaj.

Kur është fjala për ndihmë konkrete, Camaj veçojë ndihmën në arsimin e lartë.

Fotografia e Anton GjokajKryetari i Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Mehmet Zenka, tha se ishte befasuar kur dëgjoi se partitë shqiptare kishin kërkuar shkarkimin e Ambasadorit Filo, dhe se tërheqja e tij ishte e ndikuar nga qëndrimi i partive shqiptare.

Nuk kisha dijeni se konkretisht donjë nga partitë është ankuar. Përndryshe, si udhëheqës i një partie shqiptare (UDSH), unë nuk isha veçanërisht i impresionuar me punën dhe angazhimin e ambasadorit. Edhe pse, ne nuk kemi shumë ndikim mbi këtë, dhe nuk e di pse e zëvendësuan atë.

Sa i përket asaj a po bën Shqipëria mjaft për shqiptarët në Mal të Zi, mendoj se gjithmonë mund të jetë më mirë dhe më shumë punë. Gjithashtu, tani Shqipëria dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie shumë të mira, dhe të jemë i sinqertë edhe ne jemi meritorë për këtë – tha Zenka.

Fotografia e Anton GjokajZyrtari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ,tha se  statusi i shqiptarëve në Mal të Zi është duke u zgjidhur dhe përmirësuar nga puna dhe veprimtaria e partive nacionale. Me shfaqjen e Alternativës Shqiptare dhe Forcës ka filluar të zgjidhën të gjitha çështjet politike që kanë qenë objekt i kërkesave gjithë këto vite.

Me zgjidhjen e çështjes së Komunës së Tuzit më në fund kemi rrumbullakosur çështjet politike. Tani, qëllimi ynë është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

ASH nuk dëshiron të komentojë vendimet e Kryeministrit Edi Rama kur bëhet fjalë për zgjidhjet kuadrovike të Shqipërisë në rrjetin diplomatik.

ASH dhe Forca janë partitë që gëzojnë besimin më të madh të qytetarëve në Ulqin, Tuz, Plavë dhe Guci, dhe së fundi në Podgoricë, kështu që ne e dimë rrugën tonë. Dhe sigurisht, përpiqemi të kemi marrëdhënie të shkëlqyera me përfaqësuesit diplomatikë, veçanërisht me përfaqësuesit e vendit tonë amë.

Ne nuk jemi adresa relevante për të vlerësuar punën e përfaqësuesve diplomatikë në Mal të Zi – tha Gjeloshaj.

Rama ka bashkëpunuar

Rezultat slika za edi rama

Sipas zyrtarit të ASH Nik Gjeloshaj, qeveria e Edi Ramës është lider i bashkëpunimit në rajon, jo vetëm me Malin e Zi.

Shqipëria e ka me Kushtetutë të përcaktuar për t’u kujdesur për shqiptarët kudo që ata jetojnë. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Rama punoi plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe bashkëpunoi institucionalisht me Qeverinë e Malit të Zi dhe partitë relevante të shqiptarëve në Mal të Zi. Sa herë që duhej të ndihmonte, Rama bashkëpunoi me qeverinë malazeze. ASH ka marrëdhënie të shkëlqyera institucionale me qeverinë shqiptare – u shprehë Gjeloshaj.

/Malësia.ME/

Shperndaje
1 Comment