Sulmet ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore, të dënuara me dështim

Sulmet ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore të Malit të Zi me vendet e rajonit por dhe më gjerë nuk janë të dobishme, nuk kanë mbështetje në opinionin tonë të gjerë dhe janë të dënuara me dështim, vlerësoi zyrtari i lartë i DPS Nikollë Gegaj.

I përkas një partije qytetare për të cilën të drejtat e njeriut, në kuptimin e plotë të fjalës, sovraniteti shtetëror, integrimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike, përmirësimi i gjendjes materiale të të gjithë qytetarëve dhe afirmimin e popujve pakicë, janë parimet më të larta. Nën udhëheqjen e mençur të DPS, Mali i Zi, megjithëse një vend i vogël, ruajti paqen, përforcoi harmoninë dhe tolerancën multietnike në këto kohë të trazuara të tranzicionit dhe siguroi vetes një reputacion të merituar në rajon, Evropë dhe në Botë. Arritjet tona dëshmojnë se po mendojmë globalisht dhe veprojmë në nivel lokal – tha Gegaj.

Ai kujton se gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe lokale nga disa subjekte politike , OJQ-të satelitore të tyre  dhe politikanë  të margjinalizuar, kemi dëgjuar kërkesa të vjetra dhe të papërshtatshme për anulimin e njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran. Gegaj pyet nëse forcave të tilla retrograde dhe individve duhet tu kundërvihen.

Vetëm vendosa t’u vëja në dijeni për atë që po bëjmë për të gëzuar këtë besim të qytetarëve. Ne po punojmë për të inplementuar një arkitekturë moderne politike në vend dhe jashtë saj që rezulton me një qeveri të suksesshme dhe punën të suksesshme si të organeve shtetërore ashtu dhe të vetëqeverisjeve lokale me qëllim për të përmbushur të gjitha iniciativat e qytetarëve si për zhvillim të qëndrueshëm, ashtu edhe për mbrojtjen e mjedisit, dhe që kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm të ndërsjellët me bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe vendet e rajonit – vuri në dukje Gegaj.

Ai konsideron se Mali i Zi ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës ishte një akt shumë i lartë moral i shtetit, me dëshirën që Kosova të zhvillohet dhe të përparojë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Marrëdhëniet e Malit të Zi mund të shërbejnë si një model për të gjithë në rajon. Të dy vendet kanë vizion të qartë për të ardhmen dhe integrimin evropian. Unë ftoj të gjithë njerëzit dashamirës nga radhët e forcave të lartpërmendura që të pranojnë realitetin e ri politik në Ballkanin Perëndimor dhe të bashkohen me ne në përpjekjet për të ndërtuar Malin e Zi si një vend modern evropian – tha Gegaj./ Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!