Zgjedhjet në Poprat: ASH 14 vota, DPS 4 vota

Sot në qendrën e votimit nr. 130 në fshatin Popratë në Malësi u përsëritë votimi për zgjedhjet lokale të Podgoricës.

Në këtë vendvotim ishin të regjistruar 42 votues, ku gjithësei në votim dolën 18 prej tyre.

Në zgjedhjet e sotme në këtë vendvotim Alternativa Shqiptare mori 14 vota dhe DPS 4 vota.

Në zgjedhjet lokale më 27 maj, ky vendvotim ishte i mbyllur për shkak të objektit jo adekuat dhe kryetari i komisionit nuk lejoi që të votohet në kushte të tilla. Ai kërkoj që kushtet të përmirësohen dhe u sollë vendim që votimi të mbahet të dielën (sot) më 3 qershor.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Podgoricës, koalicioni rreth DPS fitoi 32 mandate, Demokratet dhe Ura 17, DF-SNP 8, SD 3 dhe Alternativa Shqiptare 1 mandat./ Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!