Sulejmani e Shkreli si ministreja Bratiq

Forca e Re Demokratike në një kumtesë për opinion raporton nga mbledhja e Kuvendit Komunal Ulqin të mbajtur ditë më parë.

Shkrela, Nënkryetar i Kuvendit Komunal Ulqin, Çapuni modifikon fjalimin e deputetes Aleksandra Vukoviq– Sulejmani e Shkreli si ministreja Bratiq

Në mbledhjen e tretë të Seancës së Parë të Rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, këshilltarët me shumicë votash shkarkuan organet drejtuese të pothuajse të gjitha ndërmarrjeve publike, përveç Këshillit të Radio Televizionit Ulqin, kurse deputeti Luigj Shkreli u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Pika që ka të bëjë me shkarkimin e Këshillit të Radio Televizionit Ulqin, u shty për fund të mbledhjes meqë kryetari i Kuvendit Komunal, Haxhi Sulejmani, kërkoi një interpretim juridik.

Kryetari i mëparshëm i Kuvendit të Ulqinit, Ilir Çapuni, u përpoq në mënyrë kreative të hidhte dritë në parimet e dyfishta që përdorë PDS e Gjukanoviqit lidhur me shkarkimet. Ai iu drejtuar këshilltarëve në gjuhën malazeze me një version të modifikuar të fjalimit të deputetes së PDS-së në Parlamentin e Malit të Zi Aleksandra Vukoviq lidhur me shkarkimet e paralajmëruara të drejtorëve të shkollave në Malin e Zi. Në këtë fjalim, Çapuni zëvendësoi emrin e ministres Bratiq me emrat e Haxhi Sulejmanit dhe Luigj Shkrelit.

“Komuna e Ulqinit dhe ndërmarrjet e saj publike u përmbytën nga cunami i grupit së shiqarxhinjve ekzekutues të drejtpërdrejtë të të cilit është kryetari i Kuvendit Haxhi Sulejmani dhe Luigj Shkreli. Po bëhet një degradim i qenies profesionale, të ndershme dhe kulturore të administratës së Ulqinit. Po bëhet një ndryshim i identitetit, një kthesë në të djathtë që do të na çojë në një humnerë administrative, tha Çapuni, i cili i quajti vendimet e marra në këtë seancë staliniste dhe më pas shumicën e quajti si ultra të dobët dhe se duhet të kenë turp që tregojnë heroizëm mbi njerëzit që e bënë punën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm. Nëse ka të tillë që nuk kanë punuar kështu, unë do të votoj për shkarkimet – tha Çapuni. Të tjerëve – shtoi ai – Forca dhe ai vetë personalisht do t’i dalin në ndihmë juridike.

Ulqin, 03.06.2021

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!