Valdanosi të premtën pritet tu kthehet pronarëve të vërtet

Kuvendi i Malit të Zi të premtën duhet të votojë Ligjin mbi kthimin e pronës në gjirin e Valdanosit pronarëve të vërtet dhe pasardhësve të tyre.

Këtë propozim të deputetit Genci Nimanbegu nga Lista Shqiptare e kanë përkrahur të gjithë klubet e deputetëve.

Gjiri i Valdanosit me pothuajse 19 mijë ullinj shelullor është marrë në vitin 1978 nga qytetarët e Ulqinit dhe komunitetet fetare me pretekst se aty planifikohet „ndërtimi i objektit ushtarak me karakter të përhershëm“./Malesia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!