Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq e konsideroi joracionale nismën ruse për neutralizimin ushtarak të Ballkanit dhe i bëri apel Kremlinit që të respektojë të drejtën e Podgoricës që vetë të marrë vendimin për anëtarësimin në NATO.
“Ne respektojmë historinë e marrëdhënieve ruso-malazeze, por edhe Rusia duhet të respektojë të drejtën e Malit të Zi për t’i marrë vetë vendimet”, theksoi Gjukanoviq.
“Sipas vlerësimit tim, integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO është pozitiv për Malin e Zi”, theksoi ai./Malësia.ME/
Knezheviq nënshkruan deklaratë për bashkëpunim me partinë e Putinit (Foto)