Hysaj në garë për ”Lojtarin e ri më të mirë” të Euro 2016

Ylli i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka shkëlqyer në tri sfidat e zhvilluara në Kampionatin Evropian 2016.

Performancat e mbrojtësit 22-vjeçar të Napolit kanë tërhequr vëmendje te UEFA duke arritur kështu të jetë njëri nga lojtarët pretendentë për të fituar çmimin “Lojtari i ri më i mirë” në UEFA Euro 2016.

Në mesin e talentëve që janë gjithashtu në këtë garë janë Joshua Kimmich i Gjermanisë, Alessandro Schopf i Austrisë, Eric Dier i Anglisë, Ondrej Duda i Sllovakisë, Arkadiusz Milik i Polonisë, dhe Renato Sanches i Portugalisë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!