Plotësohet edhe një kërkesë e koalicionit “Shqiptarët e vendosur”

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkodër, ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj dhe ai i Malit të Zi, Mevludin Nuhoxhiq, firmosën marrëveshjen për hapjen e pikës kufitare të re Skje-Zogaj.

Me këtë rast u plotësua edhe një kërkesë e koalicionit “Shqiptarët e vendosur” Forca -UDSH-ASH.

Hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Shqipëri – Shkodër) – Skje (Mali i Zi – Tivarë) do të jetë funksionale për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve.

Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të ndërtohet në territorin e Malit të Zi, në vendin e emërtuar Skje, në rrugën Ostros–Shirokë-Shkodër. Kalimi i përbashkët do të jetë me një ndalesë, duke thjeshtuar procedurat kufitare.

“Sot kemi nënshkruar marrëveshjen për pikën e përbashkët kufitare në Zogaj”.

Kështu u shpreh Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Markoviq, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Në fjalën e tij kreu i shtetit theksoi se kjo pikë e shumëkërkuar prej vitesh do të jetë një burim më shumë për tregtinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”, theksoi Rama.

“Do të materializojmë së shpejti edhe hapjen e një tjetër pike kufitare”, shtoi Rama.

/Malesia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!