Komuna e Tuzit: U dakordua rritja e kapaciteti të ujit për 15 litra në sekond

Të nderuar qytetarë,

Në këto ditë të nxehta, të vetëdijshëm për problemet me të cilat Ju ballafaqoheni për furnizimin me ujë, dëshirojmë të Ju njoftojmë që komuna ka ndërmarr hapat e duhur në zgjidhjen e këtij problemi.

Edhe pse ndërmarrja “ujësjellësi dhe kanalizimi” ende nuk ka kaluar në kompetencat tona, ne kërkuam takim me drejtorin e ndërmarrjes në fjalë, Filip Makrid dhe u dakorduam që kapaciteti i ujit të rritet për 15 litra në sekond. 

Duke shpresuar që këto probleme mos të përsëritën, ne me vemendje do të monitorojmë situatën. Gjithashtu dëshirojmë të ju rikujtojmë që ne në kontinuitet furnizojmë me ujë zonat rurale të Malësisë!

#komunatuz

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!