Prelvukaj: Dritan Abazoviq, soj i keq, hija i duket në Podgoricë e ora i punon në Beograd

Këngëtari dhe ish politikani Genc Prelvukaj ka bërë këto ditë një adresim shumë negativ për Dritan Abazoviqin.

Më poshtë e gjeni adresimin e z. Prelvukaj:

Për këtë njeri kam shkruar shumë herët. Si atëherë e si sot, mendimin e kam të njëllojtë. Ky nuk është as naiv dhe as politikisht i paaftë. Ky thjeshtë është soj i keq. Këtij hija i duket në Podgoricë e ora i punon në Beograd. Inteligjenca serbe ka gjetur veglën e saj.Republika malazeze sot ka rreth 20% boshnjakë, kroatë e shqiptarë të cilët janë grirë me serbët. Nga krahu tjetër, shumica e qytetarëve malazezë e konsiderojnë vetën autoktonë. Këta mbahen si pasardhës të ilirëve, të shqiptarëve ose të vllehëve, të cilët kanë marrë gjuhën sllave në përdorim.Edhe ajo pakicë që mbahet si serbe atje, është e diskutueshme se cfarë janë në rrënjë. Kanë mbiemra si Kastratovic, Shaljic, Gashic, Djonovic, Zonjic, Djinovic, etj, që vetëm me sllavishtën nuk kanë lidhje. Dhe del soji i këtij e thotë që Mali i Zi nuk e ka askënd më afër se Serbinë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!