Zyrtarë të policisë kriminale të luftës kundër sajber krimeve kanë arrestuar Lui Dushaj (45) nga Tuzi i cili dyshohet të ketë kërcënuar deputetet nga radhët e DPS-it: Nikollë Gegaj, Halil Dukoviq dhe Luigj Shkrela.
Dushaj në llogarinë e tij në Facebook kishte shkruar si më poshtë.
”Lajmërojmë të gjithë shqiptarët se tradhtaret nga fotografia tragjikisht kanë humbur jetën dhe se varrimi do të bëhet në Çepurka me 8 mars. Dhe pas funeralit të këtyre bastardë do të ju argëtojnë të gjithë bilbilat e Malësisë me këngë dhe valle në qendër të Tuzit”, thuhet në mesazhin e tij të postuar në facebook.