Gjeloshaj: Deputetët shqiptarë nuk janë të rrezikuar, e rrezikuar është mbështetja e PDS-së

Nik gjeloshaj duke reaguar në deklaratën e Vlladan Vuçeliq, kryetarit të këshillit të PDS-së së Podgoricës ka thënë se për PDS-në më mençur është që ti lejojë Presidentit të shtetit ti respektoi ligjet dhe të shpalli zgjedhjet në Tuz më 16 tetor se të organizoi ”performansa politike të rrezikut të supuzuar.

Gjeloshaj thotë që në mungesë të argumenteve dhe fakteve politike, z Vuçeliq ka kalur të merret në nivel personal me të.

“Së pari, unë nuk do të marrë pjesë në përformansën politike të DPS dhe në lidhje me kërcënimin e supozuar të deputetëve. Unë mendoj se ata nuk janë të rrezikuar personalisht, vetëm mbështetja e PDS është e rrezikuar pas votimit kundër Malësisë dhe kjo është një fakt.Për bashkpunim si pjestar i pakicave do jem me të gjithë në projektet që kanë të bëjnë me definime të përbashkëta programore.I kemi dhënë mbështetjen PDS-së për politikën e jashtme, integrimin në BE dhe NATO dhe kemi ofruar dorën e bashkpunimit në projektet e brenshme politike.Për kërkesat tona nuk keni pasur vesh dhe as nuk kemi marrë mbështetjen nga PDS-ja, kjo është e vërtetë, ne ”për” e ju ”kundër” dhe kjo është vendimi juaj.

Gjelshaj shtoi se me deputetët e URA ka pasu një bashkpunim shum të mirë.”Politikanët të rinjë të sakta dhe të ndershëm, kemi pasur një klub teknik, për kënaqësinë e madhe kemi funksionuar në mënyrë të përkryer”, tha Gjeloshaj duke shtuar se edhe me SDP ka pasur bashkpunim të mirë.Do ta kemi edhe në të ardhmen, kundërshtari politik i PDS-së nuk është automatikisht edhe imi, nëse jemi mësuar me kësi përfaqësuesish të pakicave tani e keni kuptuar se ka edhe të ndryshëm.

PDS-ja e përsërit se për të Komuna e plot nuk është problem por që voton kundër, thotë Gjeloshaj.

Për këtë arsye unë thomë, nga fjalët në vepra.Po e përsëris, nëse është kështu, po e nënshkruajmë një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit dhe të votojmë për atë që ju thoni se nuk është problem dhe e përkrahni.Për zgjidhjen që u votua në dhjetorë, nuk ka votuar asnjë përfaqësues autentik i shqiptarëve, ky është fakt dhe e vërtet.Unë nuk kam harruar që ka marrë pjes në diskutimet rreth komunës, nuk kam harruar as cilat ishim kërkesat e mija, që ju nuk i keni realizuar dhe këshilltarët e Alternativës Shqiptare nuk e kanë dhënë mbështetjen për një zgjedhje të tillë.E përsëris kam votuar kundër zgjidhjes së propozuar në Kuvend, puna dhe pranimi janë dy fjalë dhe veprime të ndryshme.

Dhe në fund më vjen mirë që keni filluar edhe publikishtë të deklaroni se sipas vullnetit më shum e keni Bardhin se mua. Këtë e dija por gëzohem që e dëgjuan edhe qytetarët këtë gjë nga ju.Jeni mësuar me përfaqësuesit e popullit të cilët mendojnë për ju dhe jo për popull të vetë, mësohuni se ato janë kohëra të kaluara, tha Gjeloshaj.

Shperndaje