Gjeloshaj: PDS mashtroi qytetarët, do të ishte e çuditshme që tani të marrin levdata

Deputeti ASH, Nik Gjeloshaj ka vlerësuar se kërcënimet në rrjetet sociale ndaj tre deputeteve te PDS-së, është reagim emocional ndaj tradhtisë së besimit që u është dhënë, dhe se fyerjet dhe thirrjet për lincim nuk u janë drejtuar atyre personalisht, por politikës së PDS-së ndaj Malësisë.

Nuk jam i njoftuar në detaje për ngjarjet në rrjetet sociale, shkurtimisht kam parë se ata dhe PDS-ja janë karakterizuar si tradhtarë, që mund ta argumentohet si raport ndaj premtimeve të cilat PDS i kishte lidhur me Komunen e Maleise.

Ata mashtruar qytetarët në lidhje me komunën, moren votat e tyre, dhe tani votuan kundër komunës. Do ishte jonormale që qytetaret tani ti përkdhelin dhe tu japin levdata.Lëshime mesiguri ka pas, por drejtuar nga politika e PDS-se, ka thënë Gjeloshaj në një deklarat për Pobjeda.

Vrapimi i PDS-së në mbrojtje te anëtarëve të saj është hipokrite, për shkak se ata mashtruan qytetarët të cilët tani reagojnë emocionalisht ndaj deputeteve nga ajo parti.Kërcënimi më i madh për deputetët shqiptarë në PDS-se eshte vete PDS-se, jo shqiptarët.Nuk është PDS i shqetësuar per deputetet e saj, por e kanë parë se populli e ka kuptuar që janë mashtruar.Ata humbën mbështetjen dhe tani i pret dënimi me 16 tetor.Unë personalisht mendoj se deputetët shqiptarë në PDS-se nuk janë të rrezikuar, por përkrahja e PDS-së sigurisht që është,për këte arsye ka edhe nervozizëm në at; parti “, ka thënë Gjeloshaj.

Gjeloshaj tha se ështe gati që kolegeve nga PDS-ja në qoftë se ata janë të gatshëm për të korrigjuar gabimin, tu dërgoi propozimin për një seancë të jashtëzakonshme në te cilen serish do diskutohet dhe votohet për statusin e Malësisë.Nuk ka me vetem fjale, duehet te konkretizohen premtimet, tha Gjeloshaj.

Shperndaje