Vuçeliq: Gjeloshaj inkurajon mesazhe të rrezikshme

Interesat e qytetarëve të Tuzit nuk i interesojnë Nik Gjeloshaj për shkak se pikepamjet e tij harmohizohën me ata që e udheheqin politikën anti-malazeze,anti-evropiane dhe anti-NATO,pohoi kryetari i këshillit të PDS-se së Podgoricës, Vlladan Vuçeliq.

Vuçeliq konsideron se deklarata e Gjeloshaj në lidhje me kercenimet ndaj tre deputetëve të PDS-se do të mbahet mend, si precedent në praktiken politike të Malit te Zi,për shkak se të parën herë ka ndodhur qe një deputet mos të denoi por të inkurajoi mesazhet e rrezikshme të drejtuara kolegëve të tij.Vërtet nuk është për tu habitur kur është fjala për Gjeloshaj, për shkak se karijera e tij e shkurtër karakterizohet duke ndrruar vende, nga bashkpunimi me PDS-në, flirtimi me PSD-në (SDP) dhe Lëvizjen URA fjalorin e të cilëve e shkatërroi dhe deri te përqafimi me FD, thotë Vuçeliq.

Vuçeliq tha se politika e PDS-së është personifikim i harmonisë multi-etnike dhe shumëkombëshe në shoqërin qytetare, që e kemi dëshmuar gjatë dekadave të ekzistencës.

Për PDS-në Komuna pavarur e Tuzit kurrë nuk ka qënë problem,nuk paraqet as sot.Megjithatë në mënyrë pragmatike dhe të urtë si gjithmonë, liderët politik të partive shqiptare kanë vendosur për të ruajtur marëdhënjet me kryeqytetin duke vlerësuar se në këtë mënyrë më së miri do të mbrojnë interesat e qytetarëve të Tuzit “, tha Vuçeliq.Si pas fjalëve të tij ligji aktual në fuqi Tuzit dhe Gollubovcit i ka siguruar pavarësinë e plotë dhe në të njëjtën kohë sigurinë, sepse përmes marrëdhënies me kryeqytetin kanë të ardhura më të larta buxhetore se sa do kishin në mënyrë individuale.

Vuçeliq tha se shqetësimi i supozuar i Gjeloshaj për bashkëkombasit është vetëm kujdesim për karriken në Kuvend, të cilën ja ka uzurpuar kolegut Mehmet Bardhit./Malësia.ME/Anton Gjokaj/

Shperndaje