Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme Parlamentare

Zgjedhjet Parlamentare në Mal të Zi do të mbahën në terminin e rregullt dhe nuk ka bashkim me zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm në pranverë , thotë funksioneri i PDS-së Nikollë Gegaj.

Ai thesoi se PDS është e gatshme për dialog me opozitën për ndërprerjen e bojkotit të Parlamentit, por nuk prënojnë shantazhe dhe ultimatume.

1. A është PDS i hapur për dialog me opozitën dhe për zgjidhjen e çështjeve të kontestuara?

Unë jam i bindur se gjithmonë ka vend për dialog dhe kthimin e opozitës në Parlament. Pra, ne u bëjmë thirrje që të kthehen në Parlament, por ata nuk mund t’i diktojnë kushtet, PDS sigurisht nuk prënon shantazhe sepse ato nuk çojnë në zgjidhje. Partija jonë do të bisedojë përmes dialogut të arsyeshëm dhe jo me gjuhën e ultimatumit. Shantazhi nuk i kontribuon as fillimit, e lëre më cilësisë së dialogut të nevojshëm.

2. A mundet që kompromisi të jetë mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare vitin e ardhshëm, në të njëjtën kohë me zgjedhjet presidenciale dhe lokale?

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në terminin e rregullt. Nuk ka bashkim me zgjehjet presidenciale. Kërkesa e opozitës nuk mund të pranohet, kryesisht për arsye politike dhe ligjore, pasi të gjithë vëzhguesit e zgjedhjeve në vjeshtë të vitit të kaluar, si vëndas si ndërkombëtar, i kanë cilësuar zgjedhjet si më të organizuarat deri më tani dhe pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve të Malit të Zi. Poashtu më duhet të ceki se kryeministri Markoviq disa herë deri tani u ka bërë thirrje përfaqësuesve të opozitës që të hyjnë në Parlament dhe pastaj të hyjnë edhe në Qeveri. Deri më tani, nuk kemi pasur një përgjigje pozitive nga opozita.

3. A do të dal PDS në mënyrë të pavarur në zgjedhjet lokale në vjeshtë?

Mendoj se është shumë herët të thuhet se si do të dal PDS-ja në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mbi këtë, sigurisht, kur të jetë koha vendosin Këshillat Komunale me pëlqimin e Kryesisë së Partisë. Prioriteti aktual i PDS-së dhe i Qeverisë është pëshpejtimi i rritjes ekonomike dhe zhvillimit, krijimi i vendeve të reja të punës dhe sidomos punsimi më i lartë i të rinjëve.

Më duhet të them se, deri më tani PDS-ja ka arritur rezultate të shkëlqyeshme përmes performancës së pavarur.

Jam i bindur se PDS do të sjelli vendimin më të mirë që do të jetë në përputhje me vullnetin e antarëve dhe e cila do të garandotjë fitoret bindëse të PDS-së në zgjedhjet lokale në vjeshtë si dhe në zgjedhjet presidenciale në pranverë.

4. A ka pasur bisedime mbi kandidaturën e Millo Gjukanoviq për President të shtetit në vitin e ardhshëm dhe a mendoni se kjo është zgjedhja e duhur

Mbi këtë vendos personalishtë vetë Gjukanoviq. Sigurisht ai do të ishte kandidatë i cili do fitonte çdo kandidat, pavarësisht nëse është në pyetje një lider i opozitës ose një kandidati që do të jetë më superior se udhëheqësit e partive opozitare në Malin e Zi. Jo vetëm unë, por shumica bindëse e qytetarëve të Malit të Zi mendojnë se kjo do ishte zgjidhja e duhur. Gjukanoviq ka një rejting të pakrahasueshëm në opinion. Mendoj se çdo shtetë do të donte të kishte një njëri si Gjukanoviq në krye të shtetit. Nuk do ti numëroi tani të gjitha meritat që ai ka, por mjafton të thuhet se ai, si kryetar shteti dhe i Qeverisë, me vetëdijen e lartë të qytetarëve të MZ, ishte dhe ka mbetur më i merituari , në kohat më të vështira, që Mali i Zi të ruaj paqën dhe harmoninë multietnike dhe tolerancen, që MZ të rifitojë pavarsinë, anëtarësimin në NATO dhe me hapa të përshpejtuar marshon drejt anëtarësimit në BE.

5. Të shpeshta janë vërejtjet e disa politikanëve shqiptarë që komuniteti shqiptar në Mal të Zi është shumë i diskriminuar

Ndarja e PDS-së në vitin 1997 dhe fitorja e forcave të krahut progresiv dhe demokratik të cilën e ka personifikuar Millo Gjukanoviq ishte një gjë e mirë për të gjithë qytetarët e MZ, gjithashtu edhe për shqiptarët. Qeveria e MZ vazhdimisht kujdeset për respektimin e parimeve universale në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve, veçanarisht në fushën e të drejtave të pakicave. Mali i Zi në kushtetutën e shteti të pavarur i ka njohur shqiptarët si popull dhe gjuhën e tyre si gjuhë zyrtare dhe normalizuar të drejtat e tyre. Sot, në institucionet e sistemit jan të inkopuruar shqiptarët e rinj të arsimuar dhe ky pozicion është shumë më i mirë se në vitet e mëparshme. Kjo për mua është vetëm diskriminim pozitiv dhe jo ajo që disa politikan theksojnë vetëm për hir të përvetësimit të disa pikave të vogla politike. Shumë pozitive është edhe ajo që sot, kështu ishte edhe dje, dhe unë besoj që kështu do jetë edhe në të ardhmen që Qeverin e MZ fuqishëm e mbështesin partitë nacionale dhe koalicioni i shqiptarve në MZ. Kjo është edhe një nga arsyet që pushteti në Malin e Zi i udhëhequr nga PDS drejton politikën e duhur ndaj të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, pa dallime nga përkatësia kombëtare, fetare, partiake apo përkatësi tjetër.

Pra, janë evidente efektet e pushtetit në MZ të udhëhequr nga PDS MZ, që të drejtat e shqiparve dhe popujve tjerë pakicë të ngriten në niveli më të lartë që Evropa njeh përmes standardeve të saja.

Sigurisht, gjithmonë ka vend për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

P. S

Lindi me 05.04.1970 vj.ne Trieshe,Malesi-Tuz

Ne vitin 1988 u zgjodhe nxenesi me i mire ne Male te Zi me note mesatare ne shkolle fillore dhe te mesme 5,0.Fituose i cmimit LLUCA dhe i Fondit te Titos.

Me profesion eshte inxhinjere i metalurgjise.

Ka kryere detyrat si vijojne:

-profesor i kimise,matematikes dhe informatikes  ne shkollen e mesme ne Tuz dhe ne shkollen fillore me Triesh(1994-1998).

-botuos i skriptes KIMIA per vitin e pare te shkolles se mesme ne Tuz(ne gjuhen shqipe ,viti 1994)

-Keshilltare i Lidhjes liberale ne Parlamentine e Podgorices,ishte bartesi i listes zgjedhore per Malesi(1996-1998).

-Keshilltare i ministrit te ekonomise ne Qeverin e Malit te Zi(1998-2001).

-deputete ne Parlamentin e Malit te Zi(2001-2003)

-deputet ne Bashkesin Shteterore Serbi dhe Mali i Zi(2003-2006).

-kryetar i Keshillit drejtuos te Qendres kulturore QIK „Malesia“ Tuz(2004-2010)

-sekretar egzekutiv i PDS te Podgorices,koordinuose per Malesi(2007-2011).

-antar e Bordit te Drejtorave te ndermmarrjes shteterore „KONTENJERSKI TERMINALI I GENERALNI TERETI“-BAR

-kryetar i Komunes urbane te Tuzit (2010-2012)

-deputet ne Parlamentin e Malit te Zi (2012-2013)

-deputet ne Parlamentin e Malit te Zi(2014-2016)

-ligjeruose i shumte  ne lidhje me te drejtat e pakicane ne Mal te Zi ne  organizimin e organizatave jo qeveritare.

-ka qendrua ne studime dhe seminare disa mujore ne Washington,Bruksel,Madrid,me tema pervoja legjislative ne keto shtete.

-antar i Asamblese per pajtimin Mbarekombetar me seli ne Tirane(2013-

Gjate mandatit te tij si kryetar Komunet te TUZIT  u kremtua  dhe u institucionalizua 100 vjetori i kryengritjes se Malesise.

Gjate mandatit te tij ne pallatin e Komunes urbane me 28 nendore te vitit 2010  u vendose flamuri shqiptare.

Gjate mandatit te tij si kryetar Komune Malesin e vizitoi kryeministri i atehershem i Shqiperise Sali Berisha(24 janar te vitit 2012).

-aktiviste i palodhshem ne aktivitete per  ndertimit e infrastruktures ne Malesi-Tuz,ishte krytari i Keshillit per ndertimin e shtepis se Kultures „BESA“ ne Triesh.Eshte kryetari i Keshillit te ndertimit te rruges Dinoshe –Pikal-Triesh.

-njoftes i gjuhes malazeze, ruse dhe angleze(pasivishte)

-i martuom me bashkeshorten Marie.Ka vajzen Monika(klasa e Vll ne  shkollen fillore ne Tuz)

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!