Skenderbeu ka eliminuar skuadrën çeke Mlada Boleslav dhe kështu ka kaluar edhe turin e tretë eliminator në Ligën e Evropës dhe tani gjendet në fazën “Play-Off”.
Ndeshja pas kohës së rregullt dhe shtesave nga 15 min përfundoi me rezultat 2 me 1, ashtu siç ishte edhe në ndeshjen e parë në Çeki, ndërsa pas penalltive ishte skuadra shqiptare që iu gëzua në fund fitores 4-2.
Mysafirët e nisën më mirë këtë përballje duke kaluar në epërsi në minutën e 18, por Skënderbeu nuk u dorëzua dhe arriti të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë.
Shkëndija demolon Trakain
Ekipi shqiptar nga Maqedonia Shkëndija ka bërë një paraqitje fantastike në ndeshjen e kthimit në shtëpi ndaj Trakait.
Klubi tetovar fitoi ndeshjen e dytë me rezultat të thellë 3 me 0, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën e katër të Ligës së Evropës..
Në këtë ndeshje shkëlqyen Besart Ibraimi e Ferhat Hasani, të cilët shënuan golat e fitores.