Iniciativa që të shkurtohet mandate përbërjes aktuale të Parlamentit lokal në mënyrë që zgjedhjet të organizohen në fund të nëntorit ka përkrahjen e dy të tretës së këshilltarëve.
Sepse, këtë propozim të Partisë demokratike të socialistëve e ka përkrah koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe opozita.
Kundër për momentin është vetëm Forca e cila ka deklaruar që mandatin dëshiron ta përfundojë deri në fund, madje që zgjedhjet lokale të mbahen me ato presidencialet.
Nga Unioni demokratik i Shqiptarëve i kanë thënë partnerëve të vet të koalicionit që do të përkrahin çdo marrëveshje të tyre për datën e mbajtjes së zgjedhjeve./Ul-Info/