Nik Gjeloshaj bartës i koalicionit “lista shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”

0

Kryetari i Alternativës Shqiptare (ASH), Nik Gjeloshaj do të udhëheqë listën e koalicionit “lista shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjelosaj” në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi që do të mbahën më 30 gusht.

Në mbledhjen e sotme në Tuz, kryesia e ASH-së përcaktoi listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në kuadër të koalicionit të madh shqiptar, të dakorduar nga ASH me Forcen, Lidhjen Demokratike Shqiptare, Perspektivën dhe Unionin e Tuzit.

Sipas marrëveshjes, ASH jepë të parin në listën e përbashkët të koalicionit të madh shqiptar dhe ka emëruar liderin e saj Nik Gjeloshaj që të udhëheqë listën e koalicionit të madh shqiptar të quajtur “lista shqiptare Genci Nimanbegu – Nick Djelosaj”, dekjlaruan nga kjo parti./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!