Këngëtarja me famë botërore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora dhe kapiteni i kombëtares Lorik Cana kanë bërë hapjen e koncertit për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës që në këto momente po mbahet në Romë përkatësisht në Bazilikën e Shën Palit
“Zonja e zotërinj, motra e vëllezër, mirëmbrëma”, ishin fjalët e këngëtares shqiptare, Rita Ora.
Pas kësaj ajo e vazhdoi fjalimin në gjuhën angleze, më pas vazhdoi në gjuhën shqipe dhe italiane ish kapiteni i Kombëtares Lorik Cana.
Futbollisti shqiptar po ashtu i falënderoi të gjithë të pranishmit, duke thënë se ky koncert është një falënderim dashurie me muzikë për Nënën Terezë, dhe duke e cituar fjalinë e saj të famshme se “vetëm dashuria do ta shpëtojë botën”, transmeton Klan Kosova.
Koncertin janë duke e përcjellë edhe personalitetet më të larta të institucioneve nga Kosova dhe Shqipëria ndër ta edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.