URA: Resurset e mëdha të Malësisë premtojnë zhvillim dhe prosperitet

Levizja qytetare URA uroi të gjithë qytetarët e Malësisë për fitimin e statusit të komunës së plotë me shpresën se kjo për ta do të nënkuptojë standard më të mirë të jetesës dhe qëndrim të popullsisë në atë zonë.

Pas shumë tradhtive dhe manipulimeve që keni përjetuar nga regjimi, mohimit të së drejtës tuaj kushtetuese për të marrë statusin e komunës, emigracionit të madh të popullsisë dhe shumë vështirësive të tjera që pushteti va shërbeu, ne gëzohemi me ju, që edhe pse pas një vonesë të madhe keni arritur deri te statusi i komunës së plotë. Qytetarët e Tuzit, megjithatë, pa eufori, e presin hyrjen në fuqi të Ligjit, kurse sistemi inxhinjerik i DPS dhe satelitëve të saj i shprehur me mashtrime elektorale të papara, me procese policore të kurdisura, arrestime, duke ruajtur pushtetin në Kryeqytetë dhe me dëbimin e përditshëm ekonomik të popullsisë që u zhvendos në mënyrë dominante në SHBA, i çoi deri te parolla – “Më mirë dikur se kurrë,” theksojn nga LQ URA.

Në LQ URA besojnë se resurset e mëdha të kësaj zone janë potencialet që premtojnë zhvillim dhe prosperitet në të ardhmen.

“Nëse punohet me përkushtim është e drejtë të pritet edhe kthimi i një pjese të diasporës, dhe duhet tu mundësohet investim të papenguar në këtë zonë”. Në këtë mënyrë, komuna e Tuzit do të fitonte kuptim të plotë dhe qytetarët e kësaj zone më në fund do të përjetonin kënaqësi të dukshme “, thuhet në kumtesen e LQ URA./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!