Hoxhaj-Osmani, diskutohet mbledhja e përbashkët qeveritare Maqedoni-Kosovë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj mbajti një konferencë të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë konferencës për media tha se me Osmanin kanë biseduar për raportet e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve dhe si mund ta fuqizojnë bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe shoqërive.

Duke thënë se mesazhi kryesor që sjellë Osmani nga Shkupi në Prishtinë është se në një të ardhme të afërt duhet të mbahet një mbledhje e përbashkët në mes qeverive në Shkup dhe Prishtinë.

Hoxhaj tha se Maqedonia është një partner i fuqishëm politik i Kosovës meqë e ka njohur dhe mbështetur Kosovën si dhe një partner të rëndësishëm ekonomik dhe tregtar me të cilin ka shkëmbime intensive.

“Emërimi i Osmanit si zv/kryeministër tregon për atë se çfarë roli mund të kenë shqiptarët në rajon kudo që jetojnë në një kohë kur rajoni po merr një qartësi të re meqë edhe në Prishtinë, Shkup, Beograd dhe Mal të Zi ka qeveri të re”, tha Hoxhaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!