Markoviq: PDS do ti propozojë opozitës zgjidhje të cilat çojnë drejt dialogut

Kryeministri Dushko Markoviq ka vlerësuar në emisionin e Radios së Malit të Zi se kërkesat e opozitës janë iracionale dhe jodemokratike.

PDS së shpejti do ti propozojë opozitës zgjidhje të cilat çojnë drejt dialogut , ka theksuar Markoviq. Ai ka shtuar se zgjedhjet e mbajtura në vitin e kaluar kanë qenë të ndershme , të lira dhe demokratike , kanë mundësuar deklarimin e lirë dhe siç ka përkujtuar ndërkombëtarisht kanë qenë të pranuara. Siç ka theksuar, opozita është e zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve , janë futur në bojkotim dhe në këtë mënyrë kanë shkaktuar krizë politike.

Ai është përgjigju edhe në pyetjet rreth demarkacionit me Kosovën. Marrëveshja për kufirin me Kosovën është nënshkruar dhe Mali i Zi e ka ratifikuar atë, tha Markoviq.

Shperndaje