Nimanbegu takohet me deputetën e Bundestagut

Grupi i Miqësisë i Kuvendit të Malit të Zi me Republikës Federale të Gjermanisë u takua dje me deputeten e Bundestagut Kerstin Radomski. Kryetari i Grupit të Miqësisë së Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu theksoi rëndësinë e Bursës Ndërkombëtare Parlamentare (IPS) e cila jepet nga Bundestagu, kurse përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga Komisioni, antare e të cili është edhe Radomski. Nimanbegu theksoi rëndësinë e kësaj burse e cila përbën një mundësi të veçantë për të njohur sistemin gjerman parlamentar dhe për të fituar përvojë praktike në këtë fushë.

Gjithashtu në takim u potencua rëndësia e mësimit të gjermanishtes në shkollat e Malit të Zi, dhe u shpreh shqetësim në lidhje me uljen e numrit të orëve për gjuhët e dyta të huaja në shkolla. U propozua që nëse ekziston mundësia ligjore, shkollat të organizojnë orë shtesë të gjuhës gjermane në baza vullnetare. Nimanbegu shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e Ambasadës së Gjermanisë në mbrojtjen e mjedisit, sidomos në mbrojtjen e Kripores së Ulqinit . Gjithashtu në takim u diskutua  për refuzimin e Gjermanisë që të njohë patentat e shoferit nga Mali i Zi, dhe u shpreh besimi se kjo çështje do të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, për kënaqësinë e numrit të madh të emigrantëve nga Mali i Zi të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani./TvTeuta/

Shperndaje