Zenka: Presim realizimin e plotë të marrëveshjes së koalicionit në nivel shtetëror

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka ka deklaruar se “Shqiptarët e vendosur” nuk do të kenë kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale dhe për të dhe partin e ti, kandidati më i pranueshëm të cilin do ta përkrahnin është lideri i PDS-së Millo Gjukanoviq.

Ai tha se, është herët të flitet për këtë. Partia në pushtet dhe as partitë opozitare ende nuk ka vendosur gjë për këtë çështje. Në politië nuk ka mbështetje të pakushtëzuar, dhe kjo është një çështje e negocimit dhe marrëveshjes. “tha Zenka.

Ai vlerësoi se marrëveshja e koalicionit me PDS-në në nivel shtetëror është duke u zbatuar siç është parapar.

“Me realizimi i disa prej kërkesave thelbësore të ”Shqiptarëve të vendosur”, që katë bëjë me komunën e plotë të Tuzit, planin hapësinor të Komunës së Uqinit, çështjen e kthimit të pronës ish-pronarëve në Valdanos dhe e ardhmeja e Kriporës, ne jemi gjysëm të kënaqur, por presim realizimin e plotë të marrëveshjes.

Sa i përket pjesës tjeter, është miratuar ligji për pakica, ligji për simbolet nacionale është në procedur dhe këto janë disa nga drejtimet kryesore të programit të koalicionit tonë. Ne gjithashtu kemi vërejtje kur është fjala për pjesëmarrje më të madhe të shqiptarëve në strukturat qeveritare. Kjo është duke shkuar pak më ngadalë. Por presim që edhe kjo të zgjidhet, sepse problemet janë të natyres administrative. Sidoqoftë, ne e shohim gatishmërinë e PDS-së për të zbatuar marrëveshjen, “tha Zenka.

Ai kujtoi se Ligji mbi simbolet nacionale ka kaluar të gjitha procedurat ligjore dhe është në proces të miratimit në Qeveri. Sipas tij, ky ligj është në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Pakicat Nacionale dhe në mënyrë të drejtë do të zgjidhë përdorimin e simboleve nacionale për të gjitha.

Zenka konfirmoi se, zgjedhjet lokale në Ulqin do të mbahen në gjysmën e dytë të janarit dhe UDSH-ja në ato me shumë mundësi do të marrë pjesë në koalicion me Forcën./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!