HTC akuzon Apple për vjedhjen e ideve

Duket se beteja midis Apple dhe HTC sa vjen dhe bëhet më e ashpër.

Firma taivaneze ka deklaruar se ishte ideja e parë e saj që të krijonte një veshje prej metali për telefonat celularë dhe se Apple po i vjedh mënyrën e dizajnimit.

Komentet erdhën si përgjigje ndaj akuzave se HTC One a9 është një kopje identike e iPhone 6.

“Ne nuk po kopjojmë. Ne krijuam një veshje unike metalike për telefonat tanë që në 2013. Është Apple që po kopjon dizajnin e prapëm metali.” – është shprehur presidenti aziatik i HTC Jack Tong.

HTC One A9 është modeli më i fundit i firmës telefonike i cili u prezantua të martën e kaluar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!