Brajoviq favorit për Kryetar të Kuvendit, Nimanbegu për nënkryetar

Kryetari i Social Demokratëve dhe Ministër i komunikacionit në Qeverin e Gjukanoviq, Ivan Brajoviq është favorit për vendin e Kryetarit të Kuvendit të Mali të Zi – mëson portal antena M dhe transmeton Malësia.ME.

Social Demokratët duan një vend “të dukshëm” për liderin e tyre nga i cili do përforcojnë praninë në publik, dhe në favor të tyre është edhe mosinteresimi i Milutin Simoviq për këtë funksion i cili deri tani ishte nënkryetarë i Kuvendit.

Ndërsa për nënkryetarët të Kuvendit kandidatë serioz është Genci Nimanbegu nga Koalicioni ”Shqiptarët të vëndosur”.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Nimanbegu të gjendet në kombinimin për disa nga vendet në Qeveri, posaçërishtë për Ministrin e te drejtave të njeriut dhe pakicave.

Seanca konstitutive e Kuvendit të ri të Malit të Zi do të mbahet të hënën, me 7 nëntor./Malësia.ME/

Shperndaje