Qeveria e re deri me 15 nëntor?

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe mandatari i konfirmuar Dushko Markoviq, e përfunduan dje raundin e parë të bisedimeve me partitë e pakicave dhe me Socialdemokratët për formimin e kabinetit të ri qeveritar dhe kan harmonizuar principet dhe synimet strategjike të punës së Qeverisë së re shkruan gazeta “Pobjeda”.

Duke iu referuar burimeve nga PDS, gazeta ”Pobjeda” shkruan se Qeveria mund të formohet deri më 15 nëntor.

Deri tani janë zhvilluar vetëm bisedime parimore për ndarjen e dikastereve, ndërsa marrëveshje më konkrete për ndarjen e roleve në pushtetin ekzekutiv do të publikohet pasi që më 7 nëntor do të formohet Parlamenti i ri dhe presidenti Filip Vujanoviq edhe zyrtarisht Markoviq do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë./Malësia.ME/

Markoviq përfundoi raundin e parë të konsultimeve – Edhe shqiptarët presin vende në Qeveri

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!