Shpallet tenderi për ndërtimin e rrugës Dinoshë – Cemi i Trieshit

Qeveria e Malit të Zi, njoftoi se ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e rrugës Dinoshë – Cemi i Trieshit, me gjatësi 17.3 kilometra, me vlerë prej më shumë se 11 milionë euro.

Siç njoftohet nga Qeveria, kjo rrugë pritet të përfundohet gjatë vitit të ardhshëm dhe do të jetë pjesë e rrugës moderne Podgoricë-Guci, përmes Shqipërisë.

Qeveria e Shqipërisë tash tre vjet e ka përfunduar rrugën deri në kufi me Malin e Zi, ku është ndërtuar edhe pika e re e kalimit të përbashkët kufitar Cemi i Trieshit- Grabon e financuar nga BE-ja./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!