Është mbajtur ditën e sotme Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila udhëhiqet nga Ilir Meta i cili njëheri është edhe kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.
Në këtë konventë muer pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu.
“Unë kam nderin që për të dytën herë i drejtohem Konventës suaj. I drejtohem në gjuhë amëtare dhe besoj mjaft i qartë ishte zoti Meta në parlamentin e Malit të Zi para zgjedhjeve tona i cili gjithashtu foli në gjuhën amëtare.
Zhvillimet demokratike për ne shqiptarët janë duke ecur në anë positive. Këto dy dekada e gjysëm të fundit jemi duke u zhvilluar që të shfrytëzojmë shansin që ti bashkangjitemi familjeve evropiane.”, ka thënë me tjerash Nimanbegu.
Në konventen e LSI mori pjes edhe drejtori politik i Partisë Demokratike të Socialistëve Tarzan Milosheviq.