Mali i Zi i dërgoi ndihmë Shqipërisë pas përmbytjeve katastrofike

Mali i Zi i dërgoi ndihmë me vlerë prej 50,000 euro Shqipërisë për sanimin pasojave pas përmbytjeve katastrofike që goditën jugun e këti vendi, njofton qeveria e Malit të Zi.

“Qeveria dhe institucionet e Malit të Zi do t’ju dalin në ndihmë në kufij të mundësive”, kishte deklaruar dje kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq.

Markoviq shprehu keqardhjen e tij për përmbytjet e mëdha që kanë goditur Shqipërinë, posaçërisht për shkak të viktimës dhe dëmeve të mëdha materiale.

Veç Malit të Zi, ndihmë ka ofruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit zyrtar për media, Vuçiq ka shprehur edhe keqardhjen e tij për përmbytjet dhe ka thënë se “Serbia është e gatshme t’i ofrojë përkrahje teknike dhe ndihmë Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të rënda të kësaj katastrofe natyrore”.

Ndihmë Shqipërisë i ka ofruar edhe Kosova dhe tashmë forcat emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë arritur në Fier.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!