Dukaj takon Escobarin: Mbështetjen e qartë e SHBA-ve për procesin e integrimit evropian të Malit të Zi

Ishte një kënaqësi e veçantë që u prita sot në State Department nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Konfirmuam përkushtimin e vendosur të Malit të Zi në rrugën dhe vlerat evropiane dhe euroatlantike, si dhe shkëmbyem informacione dhe opinione mbi situatën politike, të sigurisë dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Zëvendës ndihmësi, Escobar, theksoi mbështetjen e qartë të SHBA-së në procesin e integrimit evropian të Malit të Zi.

Një nga temat kryesore të bisedës ishte eliminimi i pasojave të dëmshme të sulmit kibernetik ndaj të cilit ishte ekspozuar Mali i Zi.

Marash Dukaj

Shperndaje