Kryetari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj thot se nuk është i kënaqur me realizimet që janë bërë në vitin 2015 në Malësi kur është në pyetje çeshtja e investimeve kapitale.
Në vitin 2015 me rëndësi është të veçohet ku me kontributin e Alternativës Shqiptare sot nëpër shkollat shqipe në Mal të Zi është në përdorim Abetarja Kombëtare, sot në Malësi kemi institucionet, për të cilat qytetarët e Malësisë nuk kanë nevojë të shkojnë në Podgoricë, kemi entin për punësim, qëndrën për punë sociale,Ujësjellësin,kështu që nuk është gjithçka zi, por me siguri ka ende të bëhet dhe duhet të bëhet më shumë, se qytetarët e Malësisë e meritojnë dhe duhet të angazhohemi të bëhet më tepër.
Ne si Alternativë Shqiptare në vitin 2016 do të angazhohemi maksimalisht për punësimin e të rinjëve dhe kjo është një nga çeshtje kryesore, që sa më shumë të rinjë të punësohen dhe mos ti lëjojmë që njerëzit intelektual të cilët kryejnë shkollat nëpër Universitete të ndryshme të ikin dhe në këtë mënurë të dobësohet Malësia.
Siç e dimë të gjithë tri pjesë të Malësisë gjindën nëpër shtete të ndryshme të Botës , pra qëllimi dhe pikësynimi kryesor yni është ndalja e emigrimit dhe për ta ndalur emigrimin është çeshtja e punësimit, pra të angazhohemi maksimalisht që sa më shumë të rinjë të punësohen.
Nga themelimi i ASH në vitin 2006 kemi qenë të angazhuar që Malësia të ketë statusin e Komunës së plotë, por ditëve të fundit në Parlamentin e Malit të Zi u votua që KU e Tuzi të fitoj statusin e Komunës në kuadër të Podgoricës, diçka jo e pritëshme, jo Komunë si të gjitha tjerat në Mal të Zi por çka ti bësh është një hapë përpara, por ne do vazhdojmë të punojmë në atë drejtim të arrisim ata për çka jemi themeluar shprehet Camaj