Federata e Basketbollit të Kosovës do të llogarisë në tre lojtarë shqiptarë nga Mali i Zi për ndeshjet që përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.
FBK-ja beson se këta lojtarë mund t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës, ndërsa zyrtarë të saj kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për lojtarë që luajnë në Spanjë, Ukrainë dhe SHBA.
Sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha, nuk ka përmendur emra të lojtarëve, por besohet se njëri prej lojtarëve që do t’i bëhet ofertë për të luajtur për Kosovën është Halil Kanaceviq.
Kanaceviq luan për skuadrën spanjolle Zaragoza, ndërsa ai ka disa paraqitje për U-20 të Malit të Zi, ndërsa pos në SHBA ka luajtur për Virtus Roman në Itali dhe Union Olimpijan në Slloveni.
“Federata e Basketbollit të Kosovës shumë shpejt do të nisë punën për të kontaktuar Lis Shoshin e Kenan Spahiun e po ashtu edhe tre lojtarë shqiptarë nga Mali i Zi që nuk kanë luajtur si seniorë për asnjë shtet.