Ministri për detari dhe komunikacion Ivan Brajoviq është i bindur se projekti më i madh infrastruktural në historinë e Malit të Zi, autostrada Tivar –Bolare, do të realizohet brenda afatit të kontraktuar. Ai ka theksuar se në ndërtimin e aksit prioritar të autostradës deri tani janë angazhuar 35 sipërmarrje vendore dhe ky numër vazhdon të rritet.
Lidhur me punimet në rrugën magjistrale që lidhë Podgoricën me Gucin pjesa më e madhe e cila kalon nëpërmjet teritorit të Shqipëris, ministri Brajoviq tha se sipas pohimeve të njerzve nga ministria e transportit të Shqipëris kjo rrugë është e parapar të përfundoj deri në fund të vitit 2016.
Kjo është një punë e madhe edhe po të përfundojë brenda vitit 2017 do të jetë një sukses i madhë distanca e rrugës midis Podgoricës dhe Gucisë e cila tani është 192 km do të shkurtohet për 70 km, kjo rrugë do të ketë projektin e shpejtësis për rreth 50 km në orë por ajo mesiguri do jetë një rrugë e mirë ka thën Brajoviq./Malësia.ME/