Arrestohet Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në Zvicër nga autoritetet franceze.

Ai është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Vite më parë, Haradinaj u ndalua edhe në Slloveni, edhe atëherë pas një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe.

AAK konfirmon arrestimin e Haradinajt në Bazel të Zvicrës – por nga autoritetet franceze

Rezultat slika za aleanca per ardhmerin e kosoves flamuri

AAK e ka konfirmuar edhe zyrtarisht përmes një komunikate për media se  kryetari i kësaj parti, Ramush Haradinaj, është ndaluar sot në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

“Një veprim i tillë është krejtësisht i padrejtë dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze që t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë”, thuhet në reagimin e AAK-së, raporton Koha.net.

“Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër personaliteteve të Kosovës”, përfundon ky reagim.

MPJ konfirmon ndalimin e Haradinajt, pritet lirimi i tij

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka konfirmuar ndalimin e Ramush Haradinajt.

Bashmir Xhemaj, shef i Kabinetit të Ministrit Enver Hoxhaj, ka thënë për KTV-në se Haradinaj pritet të lirohet sa më parë.

MPJ ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës tonë në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj është marrë personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë”, ka thënë Xhemaj.

Shperndaje