Zenka: Në fillim të 2017 presim rezultatet e para të marrëveshjes

Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka për Tv Boin ka thënë se viti 2016 në përgjithësi për shqiptaret në Mal të Zi nuk ishte shumë i frytshëm.

Ai tha se falë gabimeve të disa subjekteve në zgjedhjet paralentare të mbajtura në tetor, shqiptarët kan humbur deputetë. Krahas kësaj humbje të madhe, shqiptarët me hyrjen në Qeverin e Malit të Zi e kanë zbutur pakë këtë humbje duke u përfaqësuar në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ me ministër dhe nënkryear të Kuvendit dhe poashtu edhe në thellësi.

Zenka tha se në fillimin e vitit 2017 pritet të shohim rezultatet e para të marrveshjes së nënshkruar mes ”Shqiptarve të Vëndosur” dhe Qeveris së Malit të Zi.

Hapi i parë i kësaj marrëveshja veç ka ndollur në fund të vitit 2016 me aprovimin e planit hapsinor të Komunës së Ulqinit i cili pritej që 5 vite dhe që është shum i rëndësishëm për zhvillimin e Ulqinit, tha Zenka.

Në seancën pranverore të Kuvendit të Malit të Zi presim që të merret vendimi për formimin e Komunës së Tuzit që pritet tash një dekatë. Poashtu presim punësimin e shqiptarve në të gjitha strukturat e udhëheqjes së pushtetit në Mal të Zi në thellësi deri në pushtetet lokale deklaroi Zenka./Malësia.ME/

Shperndaje