Prej 1 janarit çmimet e karburanteve në Mal të Zi, janë dukshëm më të larta se ato në rajon. Siç transmeton Portali Analitika, pas futjes së TVSH, prej 21 për qind dhe të akcizave , në Mal të Zi, një litër e benzinës 95 dhe 98, kushton 1.30 euro, kurse një litër euro dizel 1.18 euro.
Në vendet e rajonit e që janë anëtare të BE çmimet janë së paku 9 centë më të ulëta. Në Slloveni, karburantet kushtojnë 1.21 euro respektivisht 1.112, në Kroaci 1.181, respektivisht 1.098 euro . Benzina në Serbi, kushton 1.20 euro , kurse nafta 1.27 euro për një litër .
Maqedonia, gjendet në fundin e listës të vendeve rajonale ku një litër benzinë kushton 1.08 euro, kurse nafta 89 cent.
Në Bosnjë Hrcegovinë, çmimet gjithnjë kanë mbetur nën 1 euro dhe një litër benzinë kushton 97 cent, kurse një litër naftë, 95 cent.
Kur është fjala për çmimet në vendet tjera të Evropës , çmimet më të ulëta të karburanteve janë në Poloni, 0.965 dhe 0.933 euro, për një litër.
Ndërkaq, çmimet më të larta janë në Holandë 1.576, respektivisht 1.233 euro për litër.