Një tërmet 5.2 ballë goditi sot Malin e Zi në orën 11 dhe 46 minuta. Epiqendra ishte pranë Plavës në Malin Vizitor në një thellësi prej pesë kilometrash.
Tërmeti shkaktoi panik në Plavë, Guci, Andrijevicë, Berane, Podgoricë dhe qytete të tjera.
Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Plavë, Mirza Medunjanin, tha se tërmeti kishte tronditur qytetin, por tani për tani nuk ka të dhëna për dëmet e mundshme.
Pas tërmetit prej 5.2 shkallësh ka ndodhur edhe një dridhje tjetër por më pak e fuqishme.
Pas tërmetit të parë dhjetë minuta më vonë ka rënë edhe një tërmet tjetër, fuqia e të cilit ishte 3.2 shkallë të Rihterit./Malësia.ME/