UDSH-së kryetari i Kuvendit, Boshnjakëve nënkryetari i Komunës dhe administratori kryesor?

Sëshpejti pritet formalizimi i koalicionit qeverisës në Tuz mes PDS-së – Partis Boshnjake dhe UDSH-së. Në ditët në vijim pritet të vendoset se kur do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive në të cilën do të zgjedhet kryetari i Kuvendit Komunal.

Si edhe deri tani kryetari i Komunës do të jetë nga rradhët e PDS-së ndërsa funksioni i kryetarit të Kuvendit do ti takoj UDSH-së.

Edhe Parta Boshnjake do të përfaqësohet me kuadrot e saj në administratën lokale,  atyre pritet tu takojë vendi i nënkryetarit të Komunës por të intersuar janë edhe për administratorin kryesor të Komunës./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!