Votohet Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 101 vota për dhe asnjë kundër ka votuar Qeverinë teknike, e cila do të funksionojë 100 ditët e ardhshme, apo deri në zgjedhjet e parakohshme më 12 prill.

Qeveria do të drejtohet nga Oliver Spasovski, ministër i deritashëm i Punëve të Brendshme, i cili në fjalimin para deputetëve tha se paraqiti programin e punës së kabinetit të tij që prioritet kryesor do të ketë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryeministri, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqjen, ashtu siç parashihet me ligjin për qeverinë, i miratuar në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës, që para çdo cikli zgjedhor duhet të ketë qeveri teknike e cila prioritet kryesore do të ketë organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!