Gegaj: Qeveria e re na kthen në të kaluarën

Anëtari i Këshillit kryesor të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Nikollë Gegaj ka theksuar se duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se në të ashtuquajturën “qeveri të parë demokratike, jemi kthyer në vitet e 90-ta kur janë bërë diferencimet se kush i takon cilit komb dhe cilës fe”. Ai konsideron se edhe sot, si edhe në vitet e 90-ta, dëgjohet e njëjta retorik e politikanëve ekstremistë gjë që ndikon që edhe tani, si edhe atëherë, që popujt pakicë të ndihen të pa sigurt brenda shtetit të vetë, edhe pse kanë dhënë kontribut të çmuar që ky shtet sot të jetë i pavarur dhe i njohur nga Bashkësia ndërkombëtare si vend demokratik. 

Ai ka theksuar se në vend që të drejtat e pakicave të avancohen përmes përmirësimit të inkorporimit të tyre në institucionet e sistemit, sot kemi rastin që vetëm një anëtarë i pakicave të jetë pjesëtarë i qeverisë, i cili në të vërtet nga bashkëkombësit e vetë ka fituar përkrahje minimale, kurse në mandatin e kaluar popujt pakicë kanë pasur tetë ministra.

Gegaj thekson se nuk duhet të harrojmë se, për hir të krahasimit me botën, vetëm në vendin tonë ndodhë që në manastire të sillen vendimet politike dhe të udhëhiqet politika kuadrovike.

”Prandaj, nuk mund të presim që kjo qeveri” e para demokratike “të jetë qytetare, multietnike, evropiane.

Ajo mund të jetë vetëm teokratike deri në fund, siç është. Në fund, do të doja të dërgoja një mesazh për të gjithë se puna, përpjekja dhe kontributi i PDS-së në kushte të tilla do të forcohet, se Mali i Zi ynë do të jetë një shtet qytetar, multietnik, multi-fetar, multikulturor, demokratik, i drejtë dhe Euro-Atlantik. Ne do të krijojmë kushte më të mira për prosperitetin e të gjithëve ”, tha Gegaj. Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!