IPA MZ – Shqipëri dhe MZ – Kosovë: Ditët informuese për aplikuesit potencial nga MZ

Në kuadër të aktiviteteve promovuese dhe përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjeve të treta për dërgimin e projekt-propozimeve, Sekretariati i Përbashkët Teknik, në bashkëpunim me Strukturat Operative të tre vendeve (Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Financave e Malit të Zi– Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së E (CFCU), Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës) po ju ftojnë të merrni pjesë në Ditët e informuese të organizuara në kuadrin e IPA Programevetë të bashkëpunimit ndërkufitarë Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë 2014-2020.

Gjatë Ditëve informuese, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të informohen rreth Programeve të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 (prioritetet tematike, qëllimet specifike, aktivitetet e pranueshme, zonat e pranueshme, fondet), aktivitetet e mëtejshme të parashikuara brenda programeve, si dhe mbi Thirrjet të ardhshme të cilat do të publikohen. Për më tepër, rregullat e përgjithshme të partneritetit ndërkufitar dhe përmbajtja indikative e paketës së aplikimit do të prezentohen gjatë ditëve informuese.

Duke marrë parasysh masat shëndetësore në lidhje me pandeminë COVID-19, Ditët e informuese do të organizohet përmes on-line MS Teams platformës. Pas pranimit të forularit të regjistrimit, linku për kyçje në on-line platformën do të dërgohet në e-mail adresen të cekur në formularin regjistrues.

Info ditët do të organizohen sipas planit në vijim:

  • Për aplikantët potencialë nga komunat Budva, Cetinë dhe Danilovgrad, Dita informuese mbi Ipa programim e të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014 – 2020 do të mbahet me datë 11 janar të vitit 2021, me fillim në ora 10.00.
  • Për aplikantët potencialë nga komunat Kolashin, Mojkovac dhe Bijelo Polje, Dita informuese mbi Ipa programim e bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë 2014 – 2020 do të mbahet me datë 12 janar të vitit 2021, me fillim në ora 10.00.
  • Për aplikantët potencialë nga komunat Tivar, Ulqin, Podgoricë, Tuz, Berane, Andrijevicë, Plavë, Petnicë, Guci dhe Rozhajë, Dita informuese mbi të dy Ipa programet e bashkëpunimit ndërkufitar (Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë 2014 – 2020) do të mbahet me datë 13 janar të vitit 2021, me fillim në ora 10.00.

Regjistrimi për Ditët informuese mund të bëhet deri me daten 5 janar të vitit 2021 në ora 15:00.

Për më shumë informacion mbi evenimentin dhe për të shkarkuar Agjendën dhe Formularin e Regjistrimit, vizitoni faqet e internetit të programeve:https://www.cbc-mne-alb.org/sq/dhe/apo https://cbc-mne-kos.org/sq/.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!