Gjeloshaj: Ti sigurohet vendi i ministrit shqiptarëve

Podgoricë( MINA)- Shqiptarëve duhet, në qoftë se vjen deri të ndryshimi i Qeverisë pas dialogut parlamentare, ti takonte ministri i drejtave të njeriut dhe pakicave nacionale, ka thënë deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj.

Ai ka thënë se është bazë e bashkëpunimit të mëtejshëm të kenë përfaqësuesin në nivelin ministrorë.

“ Në qoftë se duan përkrahjen tonë, ky është minimumi, poshtë të cilit as nuk duhet të mendohet para formimit të qeverisë së re” ka thënë Gjeloshaj për agjencinë MINA.

Ai ka shpjeguar se do të ishte e dobishme që përfaqësuesit e shqiptarëve të mbulojnë vendin e ministrit për të drejtat e njeriut, për arsye se siç thotë Gjeloshaj në periudhën e ardhshme kjo ministri ti paraqes Parlamentit për miratim ligjin për simbolet kombëtare dhe të drejtave të pakicave.

“ Përveç në sektorin e arsimit, në interesin tonë do të jetë prania jonë në Ministrinë e kulturës, dhe në resurset tjera ku mund të japim kontribut për zhvillimin ekonomik në komunat ku jetojnë shqiptarët” ka thënë Gjeloshaj.

Sipas fjalëve të tij, do të përkrahin rikonstruktimin e Qeverisë e cila është propozuar nga dialogu parlamentar në qoftë se do i plotësojnë kërkesat e tyre në nivelin e kuadrove dhe nivelin programor.

Gjeloshaj ka thënë se është e rëndësishme që në kuadër të marrëveshjes të jetë ndryshimi i ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve .

“Kjo është e rëndësishme në mënyrë që të kthehen të drejtat e mohuara për pëfaqësim  në Parlament siç është e parashikuar me kushtetutë, e kjo do të thotë proporcionalisht sa jemi në bazë të regjistrimit të popullësisë“ ka shpjeguar ai.

Gjeloshaj është shprehur se pjesë e marrëveshjes së tyre duhet të jetë edhe vetqeverisja lokale në Malësi, që siç thotë ai të mundesohen  kushtet që pëfaqësuesit legjitim të aplikojnë ligjet e reja në lidhje me komunën e Tuzit.

“Kjo do të thotë zgjedhje në Tuz para zgjedhjeve parlamentare, për arsye se besojmë që partitë politike që janë për komunë të plotë mund të fitojnë shumicen dhe në bazë të modelit të ri të përdorin kompetenca të reja për të ardhur deri te komuna e pavarur” është shprehur ai.

Gjeloshaj është shprehur se këto kanë qenë arsyet se pse kanë votuar pro votbesimit të qeverisë.Sipas fjalëve të tij, e kanë ditur se shumë shpejt do  vihet deri te votimi i qeverisë së re, siç shtoi ai, i kanë dhënë përkrahje të kushtëzuar para votimit.

“SDP, Lëvizja Qytetare URA,  ndoshta edhe Demos, Demokratet,  janë variantet që mund të jenë të panueshme” ka thënë Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje