Kuvendi i Tuzit miratoi vendimin për vendbanimet dhe kufijtë

Dje me 03.02.2016 në Kuvendin e Komunës së Tuzit u mbajtë seanca e dhjetë e veçantë seancë jo e rregullt me vetëm një pikë të rëndit të ditës: Propozim/Vendimi për Vendbanimet dhe Kufijte në territorin e trevës së Malësisë.

Mbas diskutimeve nga këshilltarët, për 47 vendbanime dhe formimin e vendbanimeve të reja të propozuara nga Komuna e Tuzit nga 16 këshilltarët që ishin prezent në votim, 15 votuan pro (DPS,UDSH,PB,IQ,SDP,SNP) ndërsa kundër votoi këshilltari i ASH Gjergj Camaj.

Kryetari i Komunës Abedin Axhoviq tha se vendimi duhet të merret në mënurë që të gjendet para këshilltarëve të kryeqytetit me 5 shkurt.Kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj tha se për kufijtë e brendshëm duhet të formohet një komision profesionistë dhe sot duhet të marrim një vendim mbi kufijtë e jashtëm.

Këshilltari i LDnëMZ Nikollë Camaj pyeti nëse Kuvendi i KU Tuz me 22 këshilltarë është legjitim për të marrë një vendim të tillë duke pasur parasysh se Kuvendi duhet të ketë 32 këshilltarë dhe i kërkoi opozitës të bien dakord në këtë pikë.22 këshilltarët nuk mund të marrin një vendim në lidhje me atë që duhet të sjellin 32 këshilltarë, këto vendime nuk mund ti bien ky kuvend.

Ti pëlqej dikuj apo jo implementimi i ligjëve ka filluar tha Kajoshaj.Këshilltari i DPS-it Nikolla Gegaj tha se është në interes të qytetarëve të fillohet me implementimin e ligjeve të cilat janë miratuar nga Parlamenti në dhjetor të 2015.

Këshilltari Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj tha se si juristë e irriton fakti që kanë nxituar me aprovimin e vendimit pa debat publike dhe pa mendimin e bashkësive lokale.

Gjegjë Camaj nga Alternativa Shqiptare tha se miratimi i një vendimi të tillë kërkon qasje serioze.Unë mendoj që jemi nxituar, së pari organizohet debata publike, atëher jepen mendimet dhe sugjerimet dhe formohët komisioni. Për mua ne jemi ende Komunë Urbane kështu që kur të jenë zgjedhjet dhe të fillojë me të vërtetë inplementimi i ligjit të ri do ta konsideroj Komunë tha Camaj./Malësia.ME/

Shperndaje