Me kërkesë të Gjekës sonte takim urgjent mes koalicionit qeverisës në Ulqin

Partia Demokratike e Fatmir Gjekës i ka shkruar letër drejtorit të PDS-së Tarzan Milosheviq dhe koordinatorit të PDS-së për Ulqin Halil Dukoviq duke kërkuar mbledhje urgjente për shkak të problemeve në qeverisje lokale.

Takimi është i paraparë të mbahet sonte dhe koalicioni qeverisës në Ulqin do të përpiqet që të kapërcejë dallimet dhe ndarjet të cilat në letër i ka cekur Gjeka.

Përveç PDS-së dhe PD-së  në pushtet në Ulqin janë edhe Forca dhe UDSH me 27 nga 33 këshilltarë sa ka Kuvendi lokale.

Kryetari i këshillit komunal të PDS-së Loro Nrekiq e ka konfirmuar se edhe ai ka marrë letër nga Gjeka dhe për këtë arsye sonte do të mbahën takime mes partnerëve të koalicionit. “Së pari do të bisedojmë me UDSH-në më pas me Forcën dhe në fund do të kemi një takim të përbashkët. Unë besoj se mund të kapërcejmë mosmarrëveshjet,” tha Nrekiq”.

Kryetari i Forcës dhe i Ulqinit Nazif Cungu, i cili nga Gjeka në letër akuzohet për pëngim në realizimin e projekteve strategike, tha se nuk di asgjë për letër. Tani po dëgjoj këtë gjë, nëse duan përmes mediave të zgjidhin problemet edhe kjo është në rregull. Do të shohim, tha Cungu për Vijesti.

Gjeka mes tjerash akuzon Cungun për punësime të paligjshme dhe pengim në realizimin e projekteve strategjike./Malësia.ME/

Shperndaje